Pecco Bagnaia feston në Le Mans, falë “pole position” të pushtuar në Çmimin e Madh të Francës, i vlefshëm për raundin e pestë të Kampionatit Botëror MotoGP, 2023. Piloti i Ducatit befasoi Marc Marquez në tentativën e fundit dhe do të startojë para të gjithëve në Sprint të së shtunës dhe në garën e së dielës.
Në rreshtin e parë do të jetë edhe një tjetër Ducati, ai i ekipit VR46 i drejtuar nga një super Luca Marini. Jack Miller bën gjithmonë mirë, duke hapur rreshtin e dytë përpara Jorge Martin dhe Maverick Vinales. Marco Bezzecchi do të startojë i shtati në rrjet, përpara Alex Marquez dhe Johann Zarco.
PROVAT ZYRTARE
Rreshti i parë
- F. Bagnaia (Ducati)
- M. Marquez (Honda)
- L. Marini (Ducati)
Rreshti i dytë
- J. Miller (KTM)
- J. Martin (Ducati)
- M. Vinales (Aprilia)
Rreshti i tretë
- M. Bezzecchi (Ducati)
- A. Marquez (Ducati)
- J. Zarco (Ducati)
Rreshti i katërt
- B. Binder (Honda)
- A. Espargaro (Aprilia)
- A. Fernandez (KTM)
Rreshti i pestë
- F. Quartararo (Yamaha)
- T. Nakagami (Honda)
- F. Di Giannantonio (Ducati)
Rreshti i gjashtë
- J. Mir (Honda)
- F. Morbidelli (Yamaha)
- A. Rins (Honda)
Rreshti i shtatë
- D. Petrucci (Ducati)
- L. Savadori (Aprilia)
- J. Folger (KTM)