Pecco Bagnaia është kampioni i botës në MotoGP 2023. Triumfi i dytë radhazi u çertifikua nga përplasja e Jorge Martinit në Çmimin e Madh të Valencias. Është edhe një herë teatri i Valencias që dorëzon Kampionatin Botëror në duart e Bagnaia, i cili një vit më parë fitoi të dielën ndaj Yamaha të Fabio Quartararos.
Duke folur për Sky Sport MotoGP, piloti fitues shprehu gjithë gëzimin e tij për objektivin e arritur: "E gjithë kjo është një ëndërr. Fatkeqësisht, e shtuna na ka bërë gjithmonë të vuajmë, por ne e kompensuam atë në një mënyrë madhështore në garën e së dielës. Ishte një sezon vërtet i bukur”.
"Përplasja në Barcelonë ndikoi në rezultatet e garave në vijim. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të fitoj titullin duke fituar garën, është e bukur. Unë absolutisht nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë. Martin jashtë? Nuk e pashë, kisha frikë nga presioni i gomës së përparme ndaj u përpoqa të qëndroja pas dikujt. Në fund ishte zgjedhja e duhur”, ka deklaruar kampioni Bagnaia.