RTSH Sport Live

Bahrein, Verstapen niset i pari

  • 04/03/2023
  • |
  • Formula 1
Bahrein, Verstapen niset i pari
Ferrari në vijën e dytë me Lëklerk dhe Sainz

Ndryshe nga sezoni i kaluar, gara e parë e botërorit 2023 të Formula 1, do të ketë protagonist, kampionin e botës në fuqi, Maks Verstapen. Piloti holandez i Red Bullit ka vendosur kohën më të shpejtë në provat zyrtare të zhvilluara të shtunën në Sakhir, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Sergio Perez. Në vijën e dytë të nisjes në garën e Çmimit të Madh të Bahreinit do të jenë dy makinat Ferrari me Charles Leclerc e Carlos Sainz. I çuditshëm ka qenë veprimi i pilotit nga Monako teksa ka kryer vetëm një xhiro të shpejtë në sesionin e tretë të provave zyrtare.

Në përfundim të kualifikueseve, Leclerc ka sqaruar këtë veprim. Në bashkëpunim me drejtuesit e skuadrës, ata kanë qenë dakort që ai të kryente vetëm një xhiro të shpejtë me qëllim për të ruajtur setin e gomave për të garën e së dielës. Nga vendi i pestë niset Fernando Alonso me Aston Martinm. Pas tij janë dy makinat Mercees me George Russell e Leëis Hamilton.

Tashmë kurioziteti rritet, në pritje të garës së të dielës, kur të gjithë do të kuptojnë se si do të jetë ritmi I garës që duket se do të diktohet nga dy pilotët e Red Bullit. Sfida mbetet te Ferrari, që duhet të tregojë se është rikuperuar dhe është i aftë të konkurrojë me Red Bullin.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.