RTSH Sport Live

Bajern humb Kupën dhe De Ligt

  • 02/11/2023
  • |
  • Gjermani
Bajern humb Kupën dhe De Ligt
Mbrëmje e hidhur për bavarezët, me eliminimin dhe dëmtimtin e mbrojtësit

Bayern i Munihut pësoi një eliminim tronditës nga Kupa e Gjermanisë të mërkurën në mbrëmje, kur u mund 2-1 nga Sarbryken i ligës së tretë. Bavarezët e kanë fituar për herë të fundit Kupën më 2020 dhe që atëherë kanë pësuar katër eliminime poshtëruese, një herë nga Holsten Kil i ligës së dytë me penallti, një humbje 5-0 nga Borusia Mënshengladbah, humbje në shtëpi nga Freiburg sezonin e kaluar, deri te humbja e mbrëmshme.

Kualifikimi u duk se do të ishte një formalitet kur Myler shënoi për Bayern që në minutën e 16-të. Sarbryken barazoi në minutën shtesë të pjesës së parë pas një shpërqendrimi të bavarezëve. Bajern hyri më i vendosur në pjkesën e dytë, e cila u zhvillua e gjitha para portës vendase. Goli dukej se do të ishte vetëm çështje kohe, por erdhi vetëm në minutën e 96-të, e mbi të gjitha, në portën e Manuel Nojer, pas një kundërsulmi të Sarbryken. Vendasit festojnë çmendurisht, ndërsa bavarezët lënë fushën pa përshëndetur as tifozët e tyre, me përjashtim të pak lojtarëve.

Si për ta bërë edhe më të hidhur mbrëmjen, mbrojtësi Matijs De Ligt doli i dëmtuar në gju që në minutën e 19-të dhe do të mungojë gjashtë javë, duke humbur ndeshje të rëndësisihme, e para midis tyre ajo me Borusia Dortmund të dielën.