RTSH Sport Live

Bajerni i përgjigjet Dortmundit

  • 27/11/2021
  • |
  • Gjermani
Bajerni i përgjigjet Dortmundit
Bavarezët mundën Arminia Bielefeld me golin e Sané dhe mbeten +1 ndaj Borussia

Bayern Munich vuajti jo pak në këtë javë të 13-të të Bundesligës, por arriti t’I përgjigjet Borussia Dortmundit dhe mbeti në krye të klasifikimit. Bavarezët mposhtën Arminia Bielefeld me rezultatin 1-0 dhe ruajtën diferencën nga verdhezinjtë, duke konfirmuar se lufta për titullin do të jetë e dyanshme. Të besuarit e Nagelsmann-it, të cilët kishin humbur në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Augsburg, tentuan menjëherë të kontrollojnë ndeshjen dhe të mbyllin llogarinë në dy raste me goditjen me kokë të Müller-it dhe goditjen e Leëandoëski-t, të dy të shpëtuar në vijë nga mbrojtja.

Në pjesën e dytë, Sané merr skenën, prek disa herë objektivin në minutat e para. Talenti gjerman zhbllokon përfundimisht ndeshjen në minutën e 70-të me një goditje nga cepi i zones, për të firmosur  1-0. Menjëherë pas kësaj, Ortega neutralizon Coman por dhe Gnabry, i cili goditi nga një pozicion i mirë pasi kishte kaluar një kundërshtar. 1-0 nuk ndryshon deri në bilbilin e trefishtë dhe kthen Bayern vendin e pare, të huazuar te Borussia për disa orë. Arminia mbetet e parafundit me 9 pikë.