RTSH Sport Live

Bajerni kalon në Frankfurt, Dortmundi është -9

  • 26/02/2022
  • |
  • Gjermani
Bajerni kalon në Frankfurt, Dortmundi është -9
Kampionët e Gjermanisë mundën 1-0 Eintracht-in falë golit të Sane në minutën e 71-të

Në javën e njëzetekatërt të Bundesligës, Bayern fiton 1-0 në fushën e Eintracht Frankfurt dhe kalon përkohësisht në +9 ndaj Dortmundit, që luan të dielën në fushën e Augsburg. Vendos goli i Sane në minutën e 71-të, në lartësinë e duhur  me një diagonale të djathtë pas një asistimi të shkëlqyer nga Kimmich. Bayern mban vendin e parë në kuotën e 58 pikëve, me 19 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje. Ndërkohë, Eintracht ndodhet në vendin e 10 me 31 pikë, 8 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje.

Buzëqesh Leverkusen, që ka mundur 3-0 Arminia Bielefeld. Alario në pjesën e parë dhe Diaby(dopietë) në pjesën e dytë firmosën suksesin e ‘Aspirinave’. Po 3-0 është dhe fitorja e Fereiburg në shtëpi përballë Hertha Berlin me golat e Grifo 12’ me penallti, Schade 83’ dhe Hoeler 86’.

Borussia Mönchengladbach dhe Këlni ndalen kundër Ëolfsburg (2-2) dhe Fürth (1-1).