RTSH Sport Live

Bajrami: Sassuolo, zgjedhja e duhur për karrierën

  • 03/02/2023
  • |
  • Itali
Bajrami: Sassuolo, zgjedhja e duhur për karrierën

Nëpërmjet një prononcimi të shkurtër për mikrofonët e Sassuolo-s, Nedim Bajrami jep ndjesitë e para si lojtari më i ri i klubit që e afroi për të zëvendësuar Traoré-n.

“Jam i lumtur që jam këtu. Kam gjetur ish-shokun e skuadrës (i referohej Pinamonti-t) dhe ndihem si në shtëpi pasi ambienti më pëlqen shumë”, tha mesfushori shqiptar.

“Sapo mësova për interesin e Sassuolo-s isha shumë i lumtur dhe tani jam i bindur se transferimi në këtë skuadër dhe qytet ka qenë vendimi i duhur”, vazhdoi Bajrami.

“Objektivi im është të ndihmoj ekipin sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të nis të luaj me klubin sa më shpejt të jetë e mundur. Përshëndes të gjithë tifozët dhe forca Sassuolo”, përfundoi 23-vjeccari.