RTSH Sport Live

Berat Gjimshiti, interesim nga Katari

  • 24/07/2024
  • |
  • Itali
Berat Gjimshiti, interesim nga Katari
Al-Rayyan ka bërë një kontakt eksplorues me Atalantën për mbrojtësin e kombëtares kuqezi

Berat Gjimshiti përfundon në fokusin e Katarit. Al-Rayyan ka bërë një kontakt eksplorues me Atalantën për mbrojtësin e kombëtares kuqezi. Një situatë e krijuar në orët e fundit me një kërkesë për informacion, por gati për një ofertë sa më parë. Atalanta, pasi ka marrë kërkesën, po e përpunon atë duke u përpjekur të kuptojë se cili është vlerësimi i mbrojtësin, 31 vjeç, i cili ngriti titullin si kapiten të Europa League në natën historike në Dublin.

Pra, vlerësimi mbetet ende për t'u përpunuar plotësisht. Sigurisht të paktën duhen 10 milionë euro, më saktë 15. Për shkak se mosha është ende në anën e tij, ai mund të luajë në pozicione të ndryshme - si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës krahu - ai kurrë nuk u ankua kur përfundoi për një periudhë pak a shumë të gjatë në stol. Lojtar perfekt për Gasperinin, pra, por mund të jetë gjithashtu një mundësi për të modernizuar departamentin. Shumë do të varet nga vullneti i lojtarit i cili në këtë moment nuk është shprehur ende.