RTSH Sport Live

Mësohet diagnoza e plotë e dëmtimit dhe periudha e rikuperimit të Gjimshitit

  • 05/09/2024
  • |
  • Itali
Mësohet diagnoza e plotë e dëmtimit dhe periudha e rikuperimit të Gjimshitit

Berat Gjimshiti do të mungojë për tri javë pasi ka pësuar dëmtim muskulor në kofshë.

Sipas stafit të mjekëve të Atalanta-s, shqiptari do të qëndrojë jashtë fushave për plot tri javë dhe vetëm më pas do të fillojë që të stërvitet me kohë të plotë.

Dëmtimi i pësuar në ndeshjen përballë Inter-it ka detyruar mbrojtësin të mos jetë i pranishëm në grmbullimin e Kombëtares kuqezi për ndeshjet e shtatorit.