RTSH Sport Live

Balaj rihap ndeshjen, Skënderbeu-Vllaznia 3-2

  • 24/05/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Balaj rihap ndeshjen, Skënderbeu-Vllaznia 3-2

Ka startuar finalja e vogël e “Final 4” midis Skënderbeut dhe Vllaznisë. Në një atmosferë të vakët, ku bie në sy mungesa e tifozëve, dy skuadrat kërkojnë të fitojnë këtë finale simbolike, ndonëse tashmë janë vendosur fatet e sezonit si për korçarët edhe për shkodranët.

11’ -Zhbllokohet sfida në “Air Albania”. Ardit Nikaj kalon në avantazh skuadrën korçare në minutën e 11-të. Skënderbeu-Vllaznia 1-0

15’- Dominojnë korçarët që gjejnë edhe golin e dytë me anë të Dean Liços. Nisje fantastike e Skënderbeut që pas 15 minutash e sheh veten në avantazh të dyfishtë. Skënderbeu-Vllaznia 2-0

31’ -Është radha e Ermir Rashicës që të gjejë rrugën e rrjetës për korçarët. Skënderbeu shënon edhe golin e tretë në minutën e 31-të. Skënderbeu-Vllaznia 3-0

42'- Penallti për Vllazninë. Ka një prekje të topit me dorë në zonë nga mbrojtësit korçarë. Rasti verifikohet në VAR dhe gjyqtari akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë godet Esat Mala, që shënon golin e parë për Vllazninë. Skënderbeu-Vllaznia 3-1

Përfundon pjesa e parë me rezultatin 3-1 për Skënderbeun.

59’- Skënderbeu shënon edhe golin e katërt. Por pas verifikimit në VAR, goli i Nikajt anulohet për pozicion jashtë loje

80’- Tjetër penallti për Vllazninë. Bekim Balaj shënon për shkodranët dhe çon rezultatin në 3-2. 10 minuta shpresë për Vllazninë

82’ Shkodranët mbeten me 10 lojtarë, pasi Stojanoviç ndëshkohet me të verdhin e dytë për një faull ndaj Rashicës.