RTSH Sport Live

Ballkani, Daja dhe Rrahmani flasin në prag të Sivasporit

  • 06/10/2022
  • |
  • Kosova
Ballkani, Daja dhe Rrahmani flasin në prag të Sivasporit
Kampionët e Kosovës vijnë me shumë mungesa: “Do të japim më të mirën”

Ditën e enjte, në orën 18:45, Ballkani do të luajë ndeshjen e tretë në grupet e Conference League përballë ekipit turk Sivaspor. Një transfertë e vështirë për kampionët e Kosovës, ndikuar edhe nga mungesat e shumta që Ballkani ka, si Edvin Kuc, Nazmi Gripshi, Leonit Abazi e shumë të tjerë. Në konferencën për shtyp, trajneri i Ballkanit Ilir Daja është shprehur i sigurt se edhe ato lojtarë që nuk kanë marrë shumë minuta do të japin më të mirën

Ne prezantohemi sot me shumë mungesa. Megjithatë unë jam i bindur që edhe ata lojtarë, të cilët do të hidhen në fushën e lojës nga minuta e parë, do të bëjnë më të mirën. Mendojmë dhe kemi bindjen se mund të marrim edhe një rezultat pozitiv”, ka thënë Daja.

Më pas ishte radha e sulmuesit Albion Rrahmanit, sulmuesi 22-vjecar ishte një nga protagonistët kryesorë e rrugëtimit të Ballkanit në grupet e Conference League, pasi futbollisti  ka shënuar 7 gola në katër takime

Sivaspori nuk është kundërshtar i lehtë. Megjithatë ne mund t’ia dalim për të marrë edhe rezultat pozitiv, përtej mungesave në lojë”, ka përfunduar Rrahmani.