Edon Zhegrova ka ndezur merkaton e verës pasi ditën e sotme ka lajmëruar se ka ndryshuar menaxher. Që prej ditës së sotme talenti kosovar do të përfaqësohet nga “HCM Sports Management” e drejtuar nga Hasan Çetinkaya.
25-vjeçari po zhvillon një sezon mjaft të mirë me Lilën ku në nëntë paraqitje në Ligue 1 ka shënuar dy gola dhe dhuruar një asist.
Kjo lëvizje nuk është rastësore pasi Zhegrova shpesh herë është përfolur se ka hyrë në radarët e skuadrave me emër. Mes lojtarëve, të cilët janë pjesë e skuadrës së “HCM Sports Management”, vihen re emra të si Frenkie De Jong, Viktor Gyökeres, Denis Zakaria, Noa Lang, Victor Lindelöf, Ramy Bensebaini dhe Emil Forsberg.