RTSH Sport Live

Ballkani fiton ndaj Malishevës, drejtuesit shpërblejnë Ilir Dajën

  • 29/09/2022
  • |
  • Kosova
Ballkani fiton ndaj Malishevës, drejtuesit shpërblejnë Ilir Dajën
Kampionët e Kosovës rinovojnë me teknikun deri në vitin 2024

Ilir Daja do të vazhdojë të jetë në drejtimin e Ballkanit deri në vitin 2024. Pas arritjeve të rëndësishme, kampionët e Kosovës kanë bërë të ditur se kanë rinovuar kontratën e trajnerit të tyre dhe për dy vite të tjera, pra deri në vitin 2024.  Rinovimi i kontratës erdhi pas fitores 2-3 në takimin ndaj Malishevës, përballje e prapambetur kjo që ishte planifikuar në javën e parë. Me këtë sukses, Ballkani është ngjitur në kuotën e 15 pikëve, vetëm dy më pak se Drita, që kryeson renditjen në Superligën e Kosovës.

Tekniku 55-vjecar u ul në stolin e Ballkanit në 6 shkurt të vitit 2022 dhe që nga ai moment, Daja numëron 33 ndeshje në pankinë dhe bilanci flet për të duke arritur  23 fitore 4 barazime dhe 6 humbje.