RTSH Sport Live

Ballkani, histori suksesi në Europë

  • 12/08/2022
  • |
  • Kosova
Ballkani, histori suksesi në Europë
Skuadra e Dajës prek finalen e ‘play-off-it’ të Conference League, zbulohet shuma e fituar

Ballkani shkruan historinë dhe arrin të kualifikohet në Play-off të Conference League. Kampionët e Kosovës tani do të luajnë me Shkupin. Kualifikimi erdhi pas goditjeve të 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfundoi me shifrat 2-1 në favor të Klaksvikut. Një pjesë e parë pa gola, ndërsa e dyta do të niste mirë për vendësit kur Mikkelsen në minutën e 56-të do të shënonte golin e avantazhit, ndërkohë që Ballkani do të barazonte shifrat në të 86' me anë të Krasniqit.

Një minutë para fundit të kohës së rregullt, skuadra nga Ishujt Faroe shënoi golin e dytë me Da Silvan, duke e çuar ndeshjen ne shtesë. Të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme në shtesë, por në goditjet e penalltive Ballkani do të fitonte me shifrat 3-4. Pa llogaritur fitimet nga Federata si kampion i Kosovës dhe të drejtat televizive, deri më tani Ballkani ka siguruar 1.690.000 euro, të paktën këto janë të dhënat sipas UEFA-s.