Sapo kanë përfunduar tre takime të vlefshme për javën e 20-të të kampionatit kosovar të futbollit.
Zhgënjejnë kryesuesit e Ballkanit, që ndalen në një barazim 2-2 në shtëpi nga Feronikeli. Miqtë nga Drenasi kalojnë kalojnë 2 herë në avantazh, por skuadra e Ilir Dajës arrin që të rikuperojë dhe 90 minutat mbyllen në barazim 2-2.
Drita fiton 1-0 në transfertë përballë Lirisë së Prizrenit, ndërsa sfida mes Gjilanit dhe Prishtinës mbyllet në barazim 1-1. Nesër do të luhen edhe dy takimet e fundit të javës së 20-të të Superligës kosovare.