RTSH Sport Live

Ballkani ndalet nga Dukagjini, vendi i parë është i Dritës

  • 30/04/2023
  • |
  • Kosova
Ballkani ndalet nga Dukagjini, vendi i parë është i Dritës
Formacioni i trajnerit Daja ka arritur të gjejë në fund barazimin 1-1

Janë luajtur sot tri sfida të Superiores së Kosovës, me Ballkanin që ka arritur të shmangë humbjen në momentet e fundit në Klinë, në stadiumin “18 Qershori”. Pas një pjese të parë pa gola, skuadra vendase arriti të kalojë në avantazh me anë të Khomutov në minutën e 71-të. Goli i barazimit për Ballkanin mbërriti në shtesë me anë të sulmuesit Berisha. Një barazim me pasoja për skuadrën e trajnerit Daja, e cila tashmë shikon në vendin e parë Dritën, me një pikë më shumë, që një ditë më parë mundi Ferizajn 3-0.

Në dy sfidat e tjera të ditës së sotme nuk u shënua asnjë gol. Në “Fadil Vokrri”, sfida mes Prishtinës dhe Llapit u mbyll në barazim 0-0. I njëjti rezultat dhe në “Riza Lushta” mes Trepça ’89 dhe Gjilanit.