RTSH Sport Live

Ballkani nuk ndalet, Gjilani barazon

  • 19/02/2023
  • |
  • Kosova
Ballkani nuk ndalet, Gjilani barazon
Janë luajtur sot dy ndeshje të javës së 20-të të Superligës së Kosovës

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani ka marrë fitoren e dytë radhazi në këtë raund të dytë të Superligës së Kosovës duke mundur Drenicën me rezultatin 2-1, duke ruajtur epërsinë prej tri pikësh nga ndjekësi më i afërt. Në këtë javë të 20-të, skuadra e Ilir Dajës nuk e kishte të lehtë marrjen e tri pikëve. Në fakt, ata që shënuan të parët ishin kuqezinjtë e Skënderajt, Koxy realizoi në minutën e 8-të.

Por ashtu si në javën e kaluar ishte Albion Rrahmani që u kujdes për fitoren e kampionëve, duke shënuar në minutën e 25-të golin e barazimit ndërsa në të 88-ën vulosi fitoren.

Në ndeshjen tjetër, Gjilani ka barazuar 2-2 me Malishevën. Ishin miqtë ata që kaluan dy herë në avantazh me Sobowale (18’) dhe Tolaj (64’). Vendasit u përgjigjën me Dabiqaj (30’) me penallti dhe Zeka (80’).