RTSH Sport Live

Ballkani nuk përfiton, ndalet nga Ferizaj

  • 19/03/2023
  • |
  • Kosova
Ballkani nuk përfiton, ndalet nga Ferizaj
Janë luajtur sot tri ndeshje të javës së 26-të të Superligës së Kosovës

Ballkani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në transfertën me Ferizajn, duke mos përfituar nga ndalesa e Dritës(Malisheva-Drita 0-0) një ditë më parë, vendi i parë mbetet një pikë larg.

Pa fitues ka përfunduar dhe përballja mes Gjilanit dhe Llapit, që kanë dhuruar një barazim 2-2. Gjilani shënoi që në minutën e 4-ët me anë të Dabiqajt, por mori përgjigjen e Augusto në minutën e 17-të. Edhe njëherë vendasit në avantazh me anë të Kelmendit, ndërsa goli i barazimit nga miqtë u shënua në fundin e takimit nga Rivera duke dhuruar një barazim 2-2.

Në sfidën tjetër të ditës së sotme, Trepça ka marrë tri pikë duke mundur 2-1 Dukagjinin. Oyekanmi 6’ kaloi Trepçën në avantazh, ndërsa në minutën e 80-të Muja dyfishoi shifrat. Për Dukagjinin goli u shënua nga Haliti në minutën e 84-ët.