Ballkani nuk humbet kohë pas largimit të Ilir Dajës dhe ditën e sotme ka prezantuar trajnerin e ri. Artim Pollozhani ka marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës kampione të Kosovës. 42-vjeçari ka punuar edhe më herët me klubin kosovar, por në rolin e zëvendës-trajnerit.
“Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani! Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t.
Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimeve tona. Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri”, shkruhet në njoftimin e klubit.