Kosova harron problemet e fundit dhe fiton 0-4 ndaj Qipros, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. “Dardanët” zhbllokuan ndeshjen me anë të Muriqit në minutën e 9-të, i cili ekzekutoi si duhet një penallti. Muriqi dyfishoi llogaritë, në minutën e 21-të.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Franco Fodas shënuan edhe dy herë të tjera, me Rrahmanin dhe Dellovën.
QIPRO–KOSOVË 0-4
Muriqi 9′ (P), 21′, Rrahmani 48′, Dellova 55′