Ballkani fiton në transfertë sfidën direkte përballë Llapit dhe shpallet matematikisht kampion i Kosovës një javë përpara përfundimit të kampionatit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja shkruan historinë në futbollin kosovar, pasi fiton titullin për të tretin sezon radhazi.
Ballkanit i mjaftonte edhe një barazim në transfertën e sotme që të fitonte titullin, por skuadra e Ilir Dajës arriti që të triumfojë 1-0 përballë rivalëve të Llapit, duke çuar në 7 pikë diferencën në tabelën e klasifikimit, kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i kampionatit.
Pavarësisht humbjes, Llapi mbetet në vendin e dytë, pasi Gjilani ka mposhtur 2-1 Dritën në derbin e qytetit. Prishtina fiton 5-0 përballë Fushë Kosovës, ndërsa Feronikeli mposht 3-2 Dukagjinin. Festival golash në takimin Malisheva-Liria që përfundon 7-4 në favor të vendasve.