RTSH Sport Live

Barcelona, ​​Laporta: Haaland? Do bëjmë gjithçka që është e mundur

  • 16/04/2021
  • |
  • Spanjë
Barcelona, ​​Laporta: Haaland? Do bëjmë gjithçka që është e mundur
Fjalët e presidentit për sezonin tjetër të merkatos: "Neymar? Edhe mua më pëlqen. Messi? Negocimi vazhdon"

"Haaland? Çfarë duhet bërë, do të bëhet dhe do të bëhet mire”.  Këto janë fjalët e Joan Laporta, president i Barcelonës. Foli për thashethemet e tregut në lidhje me sulmuesin norvegjez, aktualisht tek Borussia Dortmund, por i kërkuar nga të gjithë klubet e mëdha të Europës. Midis këtyre, gjithashtu Real Madrid me babanë e lojtarit dhe agjentin e tij Raiola, të cilët kohët e fundit kanë fluturuar në Spanjë për t'u takuar së pari me drejtuesit Blaugrana dhe më pas me ata të Blancos.

Për Neymar dhe Messi - Shumë pyetje në lidhje me merkaton  për presidentin i cili, megjithatë, mbajti një profil të ulët për dy  emrat më të nxehtë: "Neymar? Edhe mua më pëlqen. Negocimi për rinovimin e Messit? Vazhdojnë përpara në mënyrë adekuate".

Sipas programit El Món në RAC1, presidenti i katalanasve sigurisht që ka menduar një  plan për të bindur argjentinasin për të qëndruar në radhët e Barcelonës. Haaland do të jetë pjesë e këtij plani, si një nxitje për ‘Pleshtin’.