RTSH Sport Live

Barcelona, metoda e Xavi: Ja si i bind lojtarët

  • 26/07/2022
  • |
  • Spanjë
Barcelona, metoda e Xavi: Ja si i bind lojtarët
Trajneri i katalanasve flet për merkaton e më gjerë

Trajneri i Barcelonës, Xavi, në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore kundër Juventusit, foli për çështje të ndryshme që lidhen me projektin Blaugrana. Duke iu përgjigjur edhe disa pyetjeve për karizmën e tij dhe sa një fjalë në merkato mund të ndikojë për të bindur lojtarë të caktuar që të kalojnë në Katalonjë, trajneri është përgjigjur në mënyrë të veçantë, siç nënvizon edhe Marca.

"Nëse unë kam bërë diferencën në negociatat me lojtarët e ardhur? Nuk do të thosha se bëra diferencën, por një punë e madhe u bë nga drejtuesit”, tha Xavi. “Çfarë u them lojtarëve për t'i bindur që të vijnë këtu, thjesht nuk i krahasoj projektet e ekipit. I shpjegoj gjërat qartë: stilin e lojës, pozicionin, modelin e klubit dhe madje edhe të qytetit. Unë jam i pari që jap 100%, përpiqem të argëtoj lojtarët. Pastaj, madhështia e Barcelonës, sigurisht, është një ndihmë”.

Dhe përsëri: "Madhështia e klubit shihet dhe ka një entuziazëm të madh te tifozët. Që dikush si Lewandowski na ka zgjedhur është një gjë shumë e rëndësishme".