RTSH Sport Live

Barcelona mposht Celta Vigon falë Lewandowskit

  • 17/02/2024
  • |
  • Spanjë
Barcelona mposht Celta Vigon falë Lewandowskit
Katalanasit morën tri pikë në një ndeshje të pafund me 13 minuta shtesë

Barcelona nuk po kalon një sezon të lehtë. Katalanasit janë aktualisht në vendin e tretë, 7 pikë prapa liderit Real Madrid dhe pas Girona surprizuese. Mbrëmjen e sotme spanjollët dolën në fushë ndaj Celta Vigos duke marrë tri pikë të rëndësishme, duke vulosur epërsinë në minutën e 97-të me Lewandowskin me një penallti, për të firmosur për 2-1.

Ndeshja nisi me presionin e fortë të katalanasve, që u shpërblye pak çaste para përfundimit të pjesës së pare, në minutën e 45-të, me Lewandowskin që nuk mendohet dy herë dhe dërgon diagonalen e fuqishme në portë për të bërë rezultatin 1-0. Të besuarit e Rafa Bentiez nuk e lanë veten të dekurajohen nga goli i pësuar në fund të pjesës së parë dhe me daljen nga dhoma e zhveshjes arritën të rikthejnë menjëherë ndeshjen në ekuilibër. Në minutën e 47-të Iago Aspas iu kundërpërgjigj golit të bukur të Leëandoëskit.

Pas golit të pësuar, skuadra e Xavi-t luftoi për të gjetur të njëjtin rrjedhshmëri si në pjesën e parë, me vendësit që mbylleshin më shumë në gjysmën e tyre të fushës. Kur gjithçka sugjeronte një barazim, vjen episodi që vendosi ndeshjen. Në kohën e plotë të rikuperimit thirret një penallti në favor të katalanasve, me Lewandowski që në minutën e 97-të nuk gabon. Barcelona fiton 2-1 dhe rikthehet menjëherë në +3 ndaj Atletico Madridit, duke iu afruar Gironas në vendin e dytë. Celta Vigo, e mbërthyer në 20 pikë.