RTSH Sport Live

Barcelona nuk ndalet, një tjetër fitore

  • 03/01/2022
  • |
  • Spanjë
Barcelona nuk ndalet, një tjetër fitore
Katalanasit kanë fituar 1-0 përballë Mallorca, gol i de Jong

Rezultati i katërt radhazi i dobishëm dhe vendi i pestë për Barcelonën që nën drejtimin e Xavi vazhdon garën drejt kreut të tabelës pas një fillimi mediokër të sezonit me Koeman në stol. Blaugranët, edhe pse nuk bënë një lojë të jashtëzakonshme, arritën të pushtonin fushën e vështirë të Mallorca-s falë golit të de Jong në fund të pjesës së parë, i shërbyer në mënyrë perfekte nga krosimi i Mingueza.

Sulmuesi holandez është veçanërisht i frymëzuar dhe para golit vendimtar godet edhe shtyllën dhe traversën, më pas në pjesën e dytë Barcelona kufizon veten në administrimin e avantazhit, duke përfituar edhe nga rreziku i vogël i vendasve, të cilët paraqiten për të parën herë në të 92' por Ter Stegen është I pakalueshëm përballë Costa. Oksigjen për katalanasit ndërsa skuadra ishullore mbetet kështu në 20 pikë në zonat më të ulëta të renditjes.