RTSH Sport Live

Basketboll Meshkuj/Goga Basket nuk njeh rivalë

  • 24/03/2021
  • |
  • Basketboll
Basketboll Meshkuj/Goga Basket nuk njeh rivalë
Mund dhe Tiranën me 20 pikë diferencë, kryeson kampionatin me pikë të plota

Goga Basket nuk njeh më kundërshtarë, ndërsa ka arritur fitoren e shtatë radhazi duke mundur Tiranën në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj me 20 pikë diferencë, 93-73. Një ndeshje e nisur mirë nga djemtë e Melzin Lazimit, të cilët nën udhëheqjen e Grifin Rejm arrijnë të shkëputen në 11-0.

Pas pushimit Tirana sikur nis të reagojë, por Goga Basket nuk lëshon në lojën e vet, aq sa periodën e parë e ka fituar me 13 pikë diferencë, 23-10. Është dukur një fitore e lehtë e bardhebluve, por Tirana ndryshon krejtësisht marsh dhe duke fituar periodën e dytë në 20-27 arrin të ngushtojë në 43-37.

 Edhe pas pushimit, Tirana luan mirë. Goga Basket ka vështirësi në lojë, ndërsa e ka fituar periodën e tretë 19-16 dhe thellon në 62-53. Ajo që i ka vënë vulën suksesit të Goga Basket ishte perioda e katërt. 31-20 dhe në përfundim 93-73.

Ndërkohë basketbolli shqiptar do të jetë përsëri në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar të shtunën në ora 17:00 me një tjetër sfidë nga Pallati i Sportit “Dhimitraq Goga” i Xhafzotajt. Pikërisht Goga Basket – Vllaznia.