Serbia ngushëllohet me medaljen e bronztë në basketboll për meshkuj në Olimpiadën, Paris 2024. Sfidën mes kampionëve dhe nën-kampionëve në fuqi të botës e fitojnë serbët 93-83, të udhëhequr edhe një herë nga “Triple double” historik i Nikola Jokiç (19 pikë, 12 rebounde dhe 11 asiste) dhe nga Vasilije Micic (19 pikë).
18 pikët e Franz Wagnerit nuk i mjaftuan Gjermanisë, medalja e bronztë i takoi Serbisë, një shpengim i pjesshëm pas humbjes së hidhur në gjysmëfinale me skuadrën e SHBA.
Në orën 21:30 në RTSH sport mund të ndiqni finalen e madhe të basketbollit mes Francës dhe SHBA-ve, që do të garojnë për medaljen e artë në Paris 2024.