RTSH Sport Live

Bayern, Flick: Rikthim? Nuk do ta përjashtoja, është klubi im

  • 08/05/2021
  • |
  • Gjermani
Bayern, Flick: Rikthim? Nuk do ta përjashtoja, është klubi im
Trajneri i bavarezëve ka komentuar suksesin më të fundit,  6-0 përballë Borussia Moenchengladbach

Hans-Dieter Flick, trajneri i Bayern Munchen, foli në një konferencë për shtyp pas fitores 6-0 kundër Borussia Moenchengladbach: "Performanca ishte e denjë për një ekip që fitoi titullin, me një diferencë aq të madhe. Ne e meritonim atë. Fatkeqësisht na munguan lojtarët e rëndësishëm në ndeshjet europiane, por ne jemi akoma të lumtur që kemi triumfuar në kampionat: urime për të gjithë klubin për rezultatin. Puna e ekipit ka qenë shumë e mirë gjatë gjithë sezonit. Isha vërtet i lumtur këtu: a mund të kthehem në të ardhmen ? Nuk do ta përjashtoja, ky është klubi im".

MANUEL NEUER - "Të fitosh Bundesligën është gjithmonë një ndjenjë e veçantë." Fjalë dhe muzikë nga Manuel Neuer, kapiteni i kampionëve të Gjermanisë për të nëntën herë radhazi. Portieri gjerman dëshironte të festonte edhe një fitore për titullin pas fitores kundër Borussia Moenchengladbach në pasditen e vonë: "Më kujtohet shumë mirë titulli im i parë, është një kënaqësi për ne. Të fitosh nëntë vjet me radhë është një arritje e veçantë. Për një fitore si kjo ishte paksa një situatë e çuditshme. Padyshim që ne donim të tregonim kush janë kampionët gjermanë dhe të vendosnim vulën me një paraqitje të mirë sot”.

THOMAS MULLER - Njeriu rekord i fitoreve të Bundesligës, Thomas Muller, i cili sot feston titullin e tij të dhjetë si kampion i Gjermanisë në karrierën e tij, fletpër  ndeshjen me Borussia Moenchengladbach: "Ky sukses vjen si rezultat i zhvillimit të klubit gjatë 10-12 viteve të fundit. Ne kemi qenë gjithmonë një ekip i shkëlqyer, unë nuk fitoj tituj vetëm. Shumë thonë se nëse fiton vetëm, gjithçka është gjithmonë më mirë, por nuk është kështu. Është gjithmonë bukur kur fiton. Atmosfera në dhoma e zhveshjes ishte e qetë, ne ende kemi lojëra për të luajtur dhe për të fituar. Një telefonatë nga Loeë? Mjaft folëm për këtë. Harrojeni dhe shikoni se çfarë do të ndodhë ".

Bayern Mynih as nuk duhej të merrte fushë për të festuar titullin e tyre të tridhjetë e një në histori, i nëntë me radhë. Dhe Oliver Kahn, bashkëpunëtor teknik i bavarezëve dhe presidenti i ardhshëm i Bayern nga sezoni i ardhshëm, gjithashtu mendoi të festonte këtë seri të bujshme radhazi: "Ky është një moment historik i pabesueshëm për ne. Ne kemi arritur rekordin e Juventusit dhe duke pasur parasysh që Juve nuk do të fitojë kampionat këtë vit sezonin e ardhshëm ne mund të bëjmë diçka që askush nuk e ka bërë kurrë në histori. Ne shpërblehemi sepse kemi punuar shumë gjatë gjithë vitit, kurrë nuk mësohsh me këto emocione".