RTSH Sport Live

Besëlidhja, 15 fitore radhazi

  • 01/03/2025
  • |
  • Basketboll
Besëlidhja, 15 fitore radhazi
Lezhjanët triumfojnë ndaj Tiranës në sallën sportive “Farie Hoti”, 88-73

Besëlidhja konfirmohet si forca kryesore e kampionatit të basketbollit të meshkujve, teksa në sallën “Farie Hoti” ka marrë fitoren e pesëmbëdhjetë radhazi. Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen ndaj Tiranës, e cila ka ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Dy periodat e para ishin të rivalizuara, ndonëse me një dominim të lehtë të Besëlidhjes, 17-21 e para, 17-19 e dyta dhe në pushim skuadra lezhjane ka kryesuar 34-40. Në periodën e tretë gjithçka vjen duke u thelluar, ndërsa Besëlidhja fiton 25-32 dhe në total 59-72. 14-16 perioda e katërt dhe në përfundim 73-88 për Besëlidhjen

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të meshkujve, Teuta ka fituar me Kamza Basket, 92-76, ndërsa java përfundon të dielën me ndeshjen Apolonia – Vllaznia.