E mbushur me emocione ka qenë derbi mes Partizanit dhe Tiranës në basketboll për femra, një ndeshje e vlefshme për javën e fundit të Ligës Unike.
Partizani ka fituar një sfidë dramatike, duke triumfuar 69-68 derbin e kryeqytetit dhe falë këtij suksesi ka siguruar një biletë për në “Final 4”.
Përballja u vendos në sekondat e fundit, kur Aida Palko, katër sekonda nga fundi shënoi pikët e fitores për Partizanin për rezultatin përfundimtar 69:68.
Partizani me pesë fitore e pesë humbje siguron një vend në Final 4, derisa Tirana i përfundon garat e rregullta me katër fitore e gjashtë humbje.