Ndeshja mes finiks Suns dhe Denver Nuggets (149-141) ka qenë kryefjala e takimeve të mbrëmjes së kaluar pasi dy lojtarët më të mirë të skuadrave respektive nuk zhgënjyen pritshmëritë.
Kevin Durant me tri pikët në sirenë arriti që të barazonte shifrat dhe të dërgonte takimin në kohën shtesë, aty ku Nikola Joviç përfitoi për të bërë historinë. Lojtari i Denver u bë i pari lojtar i historisë së NBA që shënon në një ndeshje të vetme mbi 31 pikë, dhuron mbi 22 asist dhe fiton mbi 21 topa në tabelë.