Basketbollistet femra janë të arta me të vërtetë pasi finalja ku mposhtën Francën vlen shumë për Shtetet e Badhkuara të Amerikës.
E arta e femrave në basketboll ka qenë e 40-ta për SHBA-të dhe e fundit, e cila u shpërnda në Paris 2024. Bilanci i delegacionit amerikan pas 15 ditësh plot me gara është pasuruar me 40 të arta, 44 të argjendta dhe 42 të bronzta. Në total Shetet e Bashkuara të Amerikën kanë fituar 126 medalje.
Në vendin e dytë qëndron Kina, e cila mori 40 medalje ari, 27 argjendi dhe 24 bronzi për një total prej 91 medaljesh. Në vendin e tretë e mbyll Japonia, e cila në total mori 45 medalje: 20 ari, 12 argjendi dhe 13 bronzi.