RTSH Sport Live

Biletat, PSG i mohon kuotën e parashikuar nga UEFA Borusias së Dortmundit

  • 27/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Biletat, PSG i mohon kuotën e parashikuar nga UEFA Borusias së Dortmundit

Borusia Dortmund mund të ankohet zyrtarisht në UEFA pasi PSG u ka mohuar shifrën e plotë të sasisë së biletave që u takon për gjysmëfinalen e kthimit në Paris.

Rregullojra e UEFA-s është e qartë në këtë drejtim pasi detyron skuadrat pritëse që t’u japin formacioneve mike 5% të biletave.

Deri më tani PSG u ka dhënë drejtuesve të klubit gjerman vetëm 4% të biletave duke u justifikuar se 1% i munguar nuk do të nxirret në shitje pasi u duhet forcave të rendit për të garantuar sugurinë tifozëve në stadium.

Sipas zyrtarëve të klubit të Dortmundit, shoqërisë i mungojnë plot 500 bileta. Në formë jo zyrtare klubi gjerman pandeh se PSG do të hedhë në shitje biletat, vlera e të cilave arrin deri në 500 euro secila.