RTSH Sport Live

Bledar Devolli largohet nga Drenica

  • 17/03/2021
  • |
  • Kosova
Bledar Devolli largohet nga Drenica
Trajneri gjirokastrit ka dhënë dorëheqjen pas eliminimit të skuadrës nga Kupa

Bledar Devolli nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Drenicës në Superligën e Kosovës. Trajneri gjirokastrit, pas pesë muajsh në paknikën e skuadrës kosovare, ka dhënë dorëheqjen. Shkak është bërë eliminimi nga Kupa në përballjen me Dukagjini i Klinës në çerekfinale.

Njoftimi i klubit:

Devolli ndahet me klubin! Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës.

Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë. Ne e falënderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe.

Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës. Drejtuesit e klubit shumë shpejt do ta zyrtarizojnë trajnerin e ri që do t’a udhëheq skuadrën në vazhdim.