Boksi shqiptar ka arritur të kalojë pesë sportistë në finalet e Kampionatit Ballkanik, i cili është duke u zhvilluar në Zagreb të Kroacisë. Pikërisht Krenar Zeneli, Denis Nurja, Alban Beqiri, Indrit Laçi dhe Rexhildo Zeneli kanë arritur që tashmë të jenë të sigurtë për medaljet e argjendta në peshat e tyre.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli, e cilëson të jashtëzakonshme këtë arritje të sportistëve të dorezave në vend, ndërsa i vetmi që nuk ka mundur të ngjitet në podium ishte Arjon Kajoshi. Sigurisht që është arritje, sepse boksi shqiptar ka nevojë dhe për të tilla arritje ndërkombëtare