RTSH Sport Live

Borac Banja Luka-Egnatia në RTSH Sport

  • 10/07/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Borac Banja Luka-Egnatia në RTSH Sport
Kampionët e vendit në ekranin e shqiptarëve duke filluar nga ora 21:00

Egnatia arriti që të shpallet për herë të parë kampione Shqipërisë, duke dominuar në një sezon të gjatë dhe të mundimshëm, ndërsa tani është koha që kampionët e Shqipërisë të tregojnë potencialin në Kupat e Europës. Në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, rrogozhinasit do të luajnë ndaj kampionëve të Bosnjës Borac Banja Luka, në stadiuin Gradski me një kapacitet prej 9 mijë e 730 spektatorësh. Një ndeshje me mjaft interes, që do të transmetohet për të gjithë teleshikuesit në RTSH Sport, duke filluar në orën 21:00.

Për këtë takim, Edlir Tetova ka lënë jashtë dy futbollistë, të cilët nuk i ka përfshirë fare në listë. Bëhet fjalë për Drame, i cili vazhdon të mos bindë drejtuesit. Ndërkohë lojtari i dytë është Montenegro, i cili prej disa ditësh nuk ëshë stërvitur me ekipin, pasi vazhdon të mungojë. Sa i përket arbitrave, do të jetë një treshe polake me kryesor Daniel Stefanski, ndihmuar nga Daëid Golis dhe Mikal Obukovic.