Fundjava që sapo kaloi ishte e veçantë për Drejtorin Sportiv të Bajernit të Mynihut. Kristof Frojnd duhej të ishte duke programuar strategji në merkato apo ndryshime në organikën e klubit, por në të vërtetë gjendej diku tjetër.
Të gjithë ata që kanë ndjekur Botërorin e Skive në Saalbach-Hinterglemm të Austrisë mund të kenë dalluar Kristof Frojnd, i cili qëndronte me skitë e tij në cep të pistës së madhe aty ku dha kontributin e tij duke ndihmuar sportistët.
“Ishte një eksperiencë sfiduese, por njëkohësisht edhe mjaft e bukur. E patë vetë se sa të vështira ishin kushtet në cep të pistës”, komentoi Frojnd për “detyrën” e re.
Sipas medieve gjermane prania e Frojnd buzë pistës ishte e dakortësuar me Federatën Austriake të Skive në një mbledhje të mbajtur verën e kaluar.