RTSH Sport Live

Bruno Telushi kthehet në shtëpi, firmos me Flamurtarin

  • 16 orë para
  • |
  • Futboll Vendi
Bruno Telushi kthehet në shtëpi, firmos me Flamurtarin

Pak ditë më parë u zyrtarizua divorci me Elbasanin, ndërsa sot ka ardhur prezantimi tek skuadra e re. Bruno Telushi është zyrtarisht një lojtar i Flamurtarit.

Ka qenë klubi vlonjat që ka zyrtarizuar ardhjen e mesfushorit 34-vjçera me anë të një postimi në faqen zyrtare. “Bruno TELUSHI rikthehet ne shtëpi.  Mire se vjen ne familjen e madhe kuqezi te Flamurtari Football Club”, shkruhet në njoftimin e shkurtër të klubit.

Telushi rikthehet në qytetit e lindjes, aty ku është formuar dhe ka spikatur si futbollist, pasi ka qenë pjesë e Flamurtarit në sezonet 2011-2017, duke veshur në 154 ndeshje fanellën kuqezi dhe duke shënuar 18 gola në ato paraqitje.

Flamurtari përforcon organikën me një tjetër element cilësor dhe me eksperiencë, që pritet të japë kontributin e tij për rikthimin e skuadrës vlonjate në elitën e futbollit shqiptar.