RTSH Sport Live

Superkupa e Shqipërisë, Egnatia kërkon të parën historike, Kukësi për “bis”

  • 15 orë para
  • |
  • Futboll Vendi
Superkupa e Shqipërisë, Egnatia kërkon të parën historike, Kukësi për “bis”

Finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Kukësit do të jetë takimi i fundit me futbollin për këtë vit për sportdashësit shqiptarë. Takimi, i cili do të transmetohet në RTSH Sport, duke nisur nga ora 19:00 do të jetë një shans i artë për ekipin e Egnatias, për të shtuar emrin mes fituesve të trofeut.

Kujtojmë se ekipi rrogozhinas nuk e fituar asnjë herë këtë titull edhe pse ka luajtur një finale Superkupe. Vitin e kaluar përballë Partizanit, rrogozhinasit e drejtuar nga Edlir Tetova nuk ia dolën dot të fitonin Superkupën, ndërsa do të tentojnë ta bëjnë këtë vit.

Ndërsa Kukësi ka mundur ta fitojë këtë trofe në vitin 2016, pasi mposhti Skënderbeun me rezultatin 3-1.