RTSH Sport Live

Bundesliga, tetë gola mes Wolfsburg dhe Werder: vendasit fitojnë 5-3

  • 27/11/2020
  • |
  • Gjermani
Bundesliga, tetë gola mes Wolfsburg dhe Werder: vendasit fitojnë 5-3

Fitore kumbuese për Wolfsburg, që në ndeshjen hapëse të javës së 9-të të Bundesligës mundi Werder Bremen 5-3. Për të vendosur sfidën në "Volkswagen Arena" ishin golat e Baku (22 '), Brooks (25'), Weghorst (37 dhe 76 ') dhe Bialek (95'), që i bënë të pavlerë golat e Bittencourt (13 ') dhe Mohwald (36'), që pas u përjashtua për të verdhën e dyfishtë në 80 ’, pa harruar dhe autogolin e Brooks (47’).

Suksesi i tretë me radhë për Wolfsburgun, i cili arrin në Leipzig me 17 pikë dhe është i pesti në renditje. Nga ana tjetër, Werder, që vinte pas pesë barazimesh radhazi(me të njëjtin rezultat, 1-1) është i dhjeti me 11 pikë.