RTSH Sport Live

Bylis-Vllaznia, Josa: Vazhdimësia na jep titullin

  • 24/01/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Bylis-Vllaznia, Josa: Vazhdimësia na jep titullin

Tre fitoret radhazi ndaj Teutës, Partizanit dhe Laçit janë nga ato që ndryshojnë objektiva, nga ato të afta të riformatojnë strategji dhe që sjellin eufori në skuadër. Vllaznia tani ka bindjen se mund të luajë e barabartë për titullin kampion me këdo kundërshtar. Ditën e mërkurë, shkodranët do të udhëtojnë në Ballsh për tu përballur me Bylisin e për të marrë në tjetër sukses për të mos humbur kështu kontaktin me kreun, ku distanca me Tiranën është vetëm 3 pikë.

Për të prezantuar këtë duel trajneri i Vllazninsë, Mirel Josa I pytur për rivalin e radhëz oihoi se: “Është ndehsje e vështirë. Bylisi është një ekip që luan mirë futboll. Ekip që u shpreh mirë në fillim të kampionatit por më pas pati disa rrezultate të dobëta, por për ne nuk do të thotë asgjë”.  

Me formën e mirë që po tregon në kampionat, Mirel Josa i frikësohet euforisë dhe në prag të ndeshjes me Bylisin ka një mesazh për lojtarët e tij: “Momenti që po kalojmë është i mirë dhekëtë fakt e kemi treguar si me lojë dhe më rrezultate. Por tani na duhet që të kemi vazhdimësi sepse vetëm kështu mund të arrijmë synimet tona”.

Bekim Balaj vendosi te rikthehet në Superiore dhe pikërisht të Vllaznia e tij, ku u rrit si futbollist, teksa firmosi një kontratë 3-vjeçare me kuq e blutë. Një afrim me peshë për fazën ofensive, një afrim që Mirel Josa e komenton me fjalë motivuese: “Kam thënë edhe më parë se lojtarët e rinj që afrohen duhet të jenë të uritur për trofe dhe të kenë dëshirë për të punuar. Dua të shikoj se sa shpejt do të jemi në gjendje që të risjellim këtë lojtarë atje ku duam ne”.