RTSH Sport Live

Cadiz-Valencia, asnjë frazë raciste nga Cala ndaj Diakhaby

  • 09/04/2021
  • |
  • Spanjë
Cadiz-Valencia, asnjë frazë raciste nga Cala ndaj Diakhaby
Mbrojtësi i Cadiz nuk tha asnjë frazë raciste në adresë të kolegut të tij

Dukej një episod i ri i mjerueshëm i racizmit në një fushë futbolli, por në fakt ajo që ndodhi gjatë Cadiz-Valencia në La Ligës midis mbrojtësit të të skuadrës vendase Cala dhe Diakhaby(Valencia) u përjashtua nga liga Spanjolle si "një fakt që nuk ekziston".

 Akuzat e bëra nga ish-mbrojtësi i Lyon-it përfunduan me braktisjen e fushës të ndjekur nga disa shokë të skuadrës. Por frazat raciste të pretenduara nga ana e lojtarëve të Valencias, nuk janë evidentuar në videot e hetuara dhe në audion e marrë nga teknikë të specializuar të caktuar nga La Liga.

"Analiza e elementeve nuk çoi në ndonjë provë të fyerjeve raciste nga Juan Cala me termat e denoncuar nga Mouctar Diakhaby – lexohet në njoftimin për shtyp -. Të gjitha videot dhe audiot në dispozicion të ndeshjes u panë, gjithashtu duke u konsultuar me një specialist të kompanisë i cili analizoi buzët e bisedave dhe studimin e sjelljes. LaLiga riafirmon dënimin e saj të racizmit dhe çdo lloj urrejtjeje".

Mbi të gjitha, Cala vetë kishte qenë mjaft i qartë dhe i sigurt pas ndeshjes, duke ngritur një mbrojtje të fortë dhe të bindur të punës së tij, madje duke kërcënuar të linte futbollin nëse dikush gjen ndonjë provë të vetme të asaj që akuzohej. Nuk ndodhi dhe gjithçka mund të mbetet si një kujtim i trishtuar, vërtet shumë i trishtuar, por kësaj here i shkëputur nga racizmi.