RTSH Sport Live

Cagliari “kërcënon” me dy penallti, Juve shpëton në fund

  • 19/04/2024
  • |
  • Itali
Cagliari “kërcënon” me dy penallti, Juve shpëton në fund
Gaetano dhe Mina nuk gabojnë nga 11 metra, skuadra e Allegrit zgjohet në pjesën e dytë dhe barazon me Vlahovic dhe një autogol nga Dossena

Në javën e 33-të të Serisë A, Juve rrezikoi të shembet, por u rikthye në pjesën e dytë përballë Cagliari-t për të siguruar një barazim 2-2. Pjesa e parë e dominuar nga sardët, të cilët kaluan 2-0 falë dy penalltive: e para nga Gaetano (30') për një prekje me dorë të Bremer, e dyta nga Mina në minutën e 36-të përpengimin e Luvumbo nga Szczesny.

Në pjesën e dytë Allegri aktivizoi Yildiz-in dhe muzika ndryshoi: Vlahovic shkurtoi diferencën në minutën e 61-të, Cagliari nuk ishte më në gjendje të rezistonte dhe pësoi golin e barazimit në minutën e 87-të, kur Dossena dërgoi topin në portën e tij.