RTSH Sport Live

Calhanoglu: Nuk do t'i përgjigjem Ibras, derbin e humbi edhe Inzagi

  • 22/06/2022
  • |
  • Itali
Calhanoglu: Nuk do t'i përgjigjem Ibras, derbin e humbi edhe Inzagi
“Interi më i fortë se Milani, këtu më thërrasin emrin në stadium: me kuqezinjtë nuk ishte kështu”

Hakan Calhanoglu pa filtra për Interin, Simone Inzaghin, Milanin dhe për marrëdhënien me Ibrahimoviç, sidomos pas mesazh-ngacmimit të suedezit gjatë festimeve për Scudetton e kuqezinjve. “Ibra nuk është 18 vjeç, është 40 vjeç. Nuk do të bëja gjëra të tilla në atë moshë. Këtë vit praktikisht nuk luajti, nuk kontribuoi në titull. I pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Nuk më intereson. Ai ka shkruar edhe për mua në librin e tij, duhet t'i shkruante këto gjëra përndryshe do të kishte qenë bosh. Nuk do t'i përgjigjem", thotë mesfushori turk për Tivibu Spor.

Më pas ai i rikthehet ndryshimit të fanellës verën e kaluar: "Shumë e vështirë, por ishte shansi im për të shkuar në ekipin kampion italian. Më pas fitoi ish-skuadra ime dhe u duk se ishte faji im. Mendoj se dhashë një kontribut të mirë me asistime dhe golat, mbështetja e tifozëve më ndihmon shumë: Kam luajtur për katër vite me Milanin dhe asnjë tifoz nuk e ka bërtitur emrin tim siç ndodh sa herë që ngrohem para ndeshjes me Interin”.

Calhanoglu shumë i drejtpërdrejtë kur flet për derbin e rikthimit në kampionat: “Interi është shumë më i fortë se Milani, por ajo ndeshje ndryshoi në minutën e 75-të, 1-0 për ne, pasi unë dhe Perisic u zëvendësuam, trajneri kontribuoi në humbje, unë i thashë edhe atij”. Por më pas fjalë për Inzaghin: "Një person i mirë, ai e kupton futbollin dhe është shumë afër ekipit. Këmbëngulja e tij ishte e rëndësishme për vendimin tim për të zgjedhur Interin".