RTSH Sport Live

Cancelo sulmon Guardiolën: Është një gënjeshtar, City mosmirënjohës ndaj meje

  • 24/03/2024
  • |
  • Angli
Cancelo sulmon Guardiolën: Është një gënjeshtar, City mosmirënjohës ndaj meje

Joao Cancelo, anësori i Barcelonës, që aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren portugeze, në një intervistë për “A Bola”, duke kujtuar vitet e tij te Manchester City ka sulmuar ashpër Pep Guardiolën:

"Guardiola tha gënjeshtra, nuk është e vërtetë që isha një shok i keq skuadre. Mund të pyesni Ake ose Rico: Nuk kisha ndonjë kompleks superioriteti ndaj tyre. Mendoj se në përgjithësi, Manchester City ishte mosmirënjohës ndaj meje."

Së fundmi në një intervistë tjetër, ish-lojtari i Interit dhe Juventusit deklaroi për Cristiano Ronaldon, bashkëlojtarin e tij në kombëtare: “Ai luftoi për 15 vjet me Messin për Topin e Artë, por kulmi i karrierës së një futbollisti është midis 25 dhe 32. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, por kombëtarja nuk varet tërësisht prej tij, ne kemi shumë lojtarë të talentuar në ekip”, siguroi mbrojtësi 29-vjeçar për RTP Notícias. Një deklaratë vërtet befasuese.