RTSH Sport Live

Çelsi, Tuhel: Lukaku? Mjaft folët për të, ky është një sport ekipor

  • 17/01/2022
  • |
  • Angli
Çelsi, Tuhel: Lukaku? Mjaft folët për të, ky është një sport ekipor
Momenti i keq i sulmuesit belg vazhdon të mbetet në Angli: “Bëjmë gjithçka për ta ndihmuar, siç bëjmë vazhdimisht për çdo lojtar tjetër”

Thomas Tuchel tenton të largojë vëmendjen nga Romelu Lukaku, i cili përfundoi edhe një herë në qendër të kritikave pas paraqitjes së tij negative në humbjen 1-0 ndaj Manchester Cityt: “Bëjmë gjithçka për të ndihmuar Romelu – tha trajneri i Chelsea në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Brighton - Mendoj se është absolutisht e gabuar të pyes veten gjithmonë për të, sepse do të thotë të fokusohesh te një lojtar. Ai është një lojtar kyç dhe ne duam që ai të jetë, por për mua kjo që po ndodh është qasje e gabuar".

Trajneri gjerman më pas nënvizoi sesi në futboll duhet vlerësuar performanca e të njëmbëdhjetëve që dalin në fushë: “Ky është një sport ekipor, jo dhjetë lojtarë në shërbim të njërit. Ky nuk është Chelsea dhe nuk është futboll. Çdo lojtar është në shërbim të skuadrës. Ky është parimi më i lartë dhe nuk do të ndryshojë kurrë”.

Lukaku ka shënuar vetëm 8 gola në 22 paraqitje këtë sezon me fanellën e Chelseat: 5 në Premier League, 2 në Champions League dhe 1 në FA Cup.Goli i fundit daton në 29 dhjetorin e kaluar kundër Brighton.