Në një intervistë të dhënë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Julian Nagelsman jep detaje rreth dy takimeve të radhës të Gjermanisë, e cila do të ndeshet me Italinë (më 20 mars në “San Siro” dhe tre ditë më pas në Dortmund) për një vend në gjysëmfinalet e Nations League.
“Na duhet që të bëjmë kujdes pasi në ndeshjen e parë kundër Italisë do të kemi mundësi të përgatitemi në vetëm dy seanca stërvitore. Secila prej tyre do të jetë vetëm 20’ dhe për këtë motiv them se nuk do të ndryshojmë shumë nga ajo që kemi bërë në takimin e fundit”, paralajmëroi Nagelsman.
Një tjetër temë diskutimi ishte edhe zgjatja e kontratës me Federatën Gjermane të Futbollit deri në 2028. “Pranova që të rinovoja kontratën deri në 2028-ën jo për faktin se mendoj se ekipi do të arrijë pjekurinë maksimale në ‘Euro 2028’. Unë mendoj se grupi do të jetë gati dy vite përpara. Do të jemi në maksimum për Botëorin e 2026-ës”, tha Nagelsman.
I pyetur mbi ekipin dhe zgjedhjet e bëra, ai tregon se Joshua Kimish është shemblli për tu ndjekur prej secilit që kërkon të bëjë rrugë të gjatë në Kombëtare. Ai tregoi se po planifikon që ta spostojë mesfushorin e Bajernit si mbrojtës krahu pasi i mungojnë alternativat. Ndërsa sa i përket mesit të fushës Nagelsman pranon se është i shqetësuar prej faktit se lojtarë si Pavloviç, Andrish, Nmjeça dhe Gorecka nuk po luajnë rregullisht me klubet e tyre. “Mendoj se një lojtar i Kombëtares duhet të jetë titullar në skuadrën e tij që të luajë edhe në përfaqësuese”, tha 37-vjeçari.