Në edicionin e 61-të të Bundesligës së Gjermanisë është rregjistruar një statistikë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Në javën e 24 dhe 25 asnjë prej skuadrave pritëse nuk ka mundur që të merrte tri pikët e plota.
Sipas statistikave kurrë më parë në historinë e kampionatit më të mirë gjerman, i cili është themeluar në 1963-in, nuk kishte ndodhur që asnjë klub pritës të fitonte për dy javë radhazi.