RTSH Sport Live

Rezultate surprizë në Bundesligë

  • 08/03/2025
  • |
  • Gjermani
Rezultate surprizë në Bundesligë

Surprizë e trefishtë në javën e 25-të të Bundesligës gjermane: tre emrat e mëdhenj të kampionatit humbasin, madje në shtëpi.

Kryesuesit e kampionatit, rekordmenët e Bayernit të Mynihut dhurojnë surprizën e madhe. Bavarezët e shohin veten në avantazh të dyfishtë (2-0) pas 28 minutave lojë, por më pas mbeten me dhjetë lojtarë (nga minuta e 43-të) dhe përmbysen nga Bochum, që fiton 3-2.

Leverkusen nuk arriti të shfrytëzojë këtë disfatë të bavarezëve, pasi u mund 2-0 në Bay Arena nga Werder që festoi falë golave të Schmid (7') dhe Njinmah (94').

Nga ana tjetër, Dortmundi u mund 1-0 nga Augsburg, i cili shënoi një sukses të madh në Westfalenstadion. Holstein Kiel barazai 2-2 me Shtutgartin, ndërsa Wolfsburg-St. Pauli u mbyll në paqe 1-1.