RTSH Sport Live

Çështja “Negreira”, UEFA heton Barcelonën

  • 23/03/2023
  • |
  • Spanjë
Çështja “Negreira”, UEFA heton Barcelonën
Klubi i pagoi 7.5 milionë euro ndërmarrjeve të ish-arbitrit dhe të birit

UEFA ka bërë me dije se Barcelona ka shkelur pikën 4 të nenit 31 të statutit të saj dhe për këtë motiv nis hetimin mbi atë që konsiderohet si çështja “Negreira”.

Sipas “Marca”-s, UEFA shumë shpejt do të dërgojë në Spanjë në grup hetuesish, të cilët do të hedhin dritë mbi pagesat e dyshimta të bëra nga Barcelona kundrejt përgjegjësit të arbitrave në Spanjë, Enríquez Negreira.

Mediat spanjolle kanë njoftuar se marrëdhënia e Barcelonës me personin në fjalë është mjaft e dyshimtë. Mësohet se lidhja mes palëve të akuzuara ka zgjatur plot 18 vite. Të implikuar në këtë histori janë plot katër presidentë të Barcelonës. Joan Gaspart, Joan Laporta (në mandatin e parë), Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu kanë derdhur në arkat e kompanive të drejtuara nga ish-arbitri dhe djali (Javier Enríquez) i tij plot 7.5 milionë euro. Ndër vite shumat e derdhura nga Barcelona kanë qenë të ndryshme në arkat e kompanive si “Nasdil 95”, “Nilsad SCP” dhe “Soccercam”.